Zv/Kryeministri, Bujar Osmani ka komentuar ngjarjet e mbrëmshme lidhur me arrestimet në rastin “Reket” ku prapa grilave ka ngelur Bojan Jovanovski – Boki 13 duke thënë se BDI ndihet e indinjuar që në rast ka qenë përfshirë edhe prokuroia speciale publike dhe pikërisht vetingu që ata po e krëkojnë është zgjidhja e vetme e kthimit të besimit në institucione.
“BDI është armiku më i madh i drejtësisë selektive. Në secilin fjalim kryetari Ali Ahmeti e ka potencuar drejtësinë selektive si kancer të shoqërisë. Për këtë ne si parti politike e kemi propozuar ligjin për veting për të gjithë bartësit e funskioneve publike. Vetingu është mënyra më e mirë që të kthehet besimi tek qytetarët. Unë nuk dëshiroj të paragjykoj derisa organet nuk e kryejnë hetimin” ka thënë Bujar Osmani pas takimit me ministrin turk për punë të Jashtme, Mevlut Çavushoglu.
Osmani ka theksuar se partia e tij vlerëson se vendi ka nevojë për insitutucion e cila do të jetë e destinuar në luftën kundër korupsionit të nivelit të lartë dhe me këtk qëndrim do të marrin pjesë në takimin e liderëve të cilën e thirri dje Kryeministri i vendit, Zoran Zaev e që u caktua për të premten.