K.F. Flamurtari 3:2 F.K. Oktisi,ishte rezultat i përgjithshēm pas përfundimit të ndeshjes sê djeshme në fushën e ladorishtarëve.
Ndeshja e dites se diel perfundoi me një rezultat të kenaqshëm për ekipin e Flamurtarit të Ladorishtit.
Ekipi zhvilloi nje ndeshje relativisht të mirë dhe pati mjaft raste për ta mbyllur ndeshjen me herët dhe me rezultat më të thellë, transmeton Struga Ekspres.
Megjithate ky 3-pikesh i dha një frymëmarrje ekipit dhe keshtu shkojnë me pozitivitet dhe të relaksuar drejt ndeshjes se ardhshme.
Ndeshja e radhes do te zhvilloet diten e diele (28.10) ndaj “Kravari-t” ne fushen e ketyre te fundit ne Manastir.
(Struga Ekspres)