Edhe zyrtarisht Ramiz Merko merr mandatin e kryetarit tê komunës së Strugës nga kryetari i komisionit komunal zgjedhor në Strugë, Bledar Ziba, njofton Struga Ekspres.
Ramiz Merko falenderoi të gjithë qytetarët për mbështetjen e tyre gjatë zgjedhjeve lokale në Strugë.
“Faleminderit për mbështetjen tuaj të madhe në këto zgjedhje lokale.Unë do të jem kryetari i të gjithë qytetarëve, pa dallim të bindjeve politike,etnike dhe fetare.Komuna u takon qytetarëve e cila do t’u shërbej në çdo kohë dhe moment.
Nga sot na pret punë e madhe për Strugën,dhe ne do të punojmë pa ndalur për përmirësimin dhe për të ndryshuar gjendjen e Strugës, për një jetë më të mirë, të qetë dhe të sigurtë për qytetarët”, u shpreh Ramiz Merko, kryetari i ri i komunës së Strugës.
(Struga Ekspres)