Avokati Spartak Ngjela në një intervistë për “Bota sot” deklaroi se shqiptarët mbijetuan nga një konspiracion 180 vjeçar kundër tyre.
Me një fjalë pavarësia e Kosovës sipas Ngjelës është triumf historik.
Më tej Ngjela tha se fitorja e Albin Kurtit në Kosovë është eveniment kombëtar. Por do të varet se si do të ndërtojë politikën kryeministri i ri.
Sipas tij ajo që e dallon në këto momente politike është mendimi im se serbët e kanë frikë.
Ai tha se kur kundërshtari të ka frikë t`i je një hap përpara tij në politikë.
“Fitorja e Albin Kurtit në Kosovë është eveniment kombëtar. Por do të varet se si do të ndërtojë politikën kryeministri i ri. Ajo që dallon në këto momente politike është mendimi im se serbët e kanë frikë. Kur kundërshtari të ka frikë , ti je një hap përpara tij në politikë. E di Kurti këtë? Nëse nuk e di le ta mësojë: unë jam i sigurt që politika serbe e ka frikë. Aspekti i dytë është patriotizmi i drejtpërdrejtë që ai shfaq. Patriotizmi shqiptar ka qenë dhe mbetet të jetë guxim. Është e vështirë të jesh patriot shqiptar dhe të drejtosh politikën. Por, kjo shfaqje e Albin Kurti është risi. Edhe Ramush Haradinaj e ka pasur por jo deri këtu. Patriotizmi shqiptare është stigmatizuar nga jashtë dhe nga brenda Shqipërisë. Jashtë sidomos nga Athina dhe Beogradi politika patriotike është quajtur Shqipëri e Madhe. Kurse brenda Shqipërisë dhe Kosovës është lu*ftuar si regres për kohën. Në fakt të brendshmit janë të shituri, ndërsa të jashtmit duan të evokojnë skemën fashistë të Luftës së Dytë Botërore” thotë Ngjela.
Ai porositi Albin Kurtin që duhet ndjekë politikën amerikane për Ballkanin Perëndimor dhe të flasë hapur për bashkimin ekonomik Shqipëri-Kosovë; për një reformë të përbashkët arsimore, për ngritjen e menjëherëshme të nivelit të shkollës shqiptare dhe për një universitet shqiptar të cilësisë së lartë perëndimore.