Fisnik Mela: Dibrën do ta bëjmë të zhvilluar dhe të shtrenjtë siç e ka emrin
Shoh shpresën dhe forcën e cila na bashkon, e di se Dibra meriton më shumë dhe së bashku mund t’ia japim atë, tha Fisnik Mela, kandidat nga VLEN për komunën e Dibrës në hapjen e Shtabit zgjedhor në Dibër.
Të jemi brezi që e kthejmë krenarinë në këtë qytet dhe që i jep Dibrës atë që i takon, tha tutje ai.
“Pranova të kandidohem për Dibrën sepse ia kam borxh vendit tim. Nuk mund të rezistoja ndaj kësaj sfide dhe e kam pranuar me përgjegjësi maksimale. Kjo është sfidë e madhe”, tha ai.
Për fat të keq në Dibër dhe rrethinë, shtoi ai, akoma flitet për mungesë të ujit të pijshëm, ndriçimit publik, infrastrukturës rrugore, shkollat përveç humbjes së nxënësve gjithnjë e më shumë po e humbin imazhin e të qenurit vatra e dijes, të mos flasim siç tha ai, për menaxhimin e deponive të egra.
“Prandaj, nuk mund të ri pa e përmendur se në Dibrën tonë nuk është bërë asnjëherë më shumë sa ka bërë qeveria VLEN në këtë mandat 1 vjeçar”, nënvizoi ai.
Mela në fund përmendi se në katër vitet e ardhme do të përkushtohemi, siç tha “të kemi qindra projekte që Dibrën ta bëjmë të bukur, të zhvilluar, të madhe dhe të shtrenjtë siç e ka emrin”.