Plani i BE do të marrë gjashtë vende në anëtarësimin e saj: Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, BeH dhe Kosovën, shkruan Financial Times.
Sipas gazetës, arsyeja kryesore për një lëvizje të tillë në Bruksel është pasi që Ballkani shërben si “fushë” kryesore përmes së cilës mijëra emigrantë vijnë në BE.
Megjithatë, kjo nuk është e gjitha. Financial Times gjithashtu thotë se strategjia e BE-së ndjen se Rusia është duke e përhapur rrezikshëm zonën e saj të ndikimit, pikërisht në zonën ku tradicionalisht ka tashmë aleatë.
Është vërejtur, thotë gazeta se Moska filloi të komentonte cinikisht premtimin që BE u jep vendeve të Ballkanit Perëndimor në lidhje me anëtarësimin, duke imponuar veten si një “alternativë”.
“Një numër i konsiderueshëm qytetarësh, pra, në rajon besojnë se vendi i tyre nuk do të bashkohet kurrë me BE”, tha Florian Bieber, një ekspert i Evropës Juglindore në Universitetin e Gracit.
Plani i ri i Brukselit do t’i paraqitet Komisionit Europian pikërisht në 6 shkurt kur BE duhet, sipas njoftimeve të mëparshme, të paraqesë planin për Ballkanin Perëndimor. Dhe plani i ri pritet të miratohet.