Filluan punimet për ndërtimin e kanalizimit në fshatin Frëngovë (FOTO)

0
15
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

Dje filluan punimet për ndërtimin e kanalizimit në fshatin Frëngovë

Pas përfundimit të të gjitha aktiviteteve përgaditore të projektit, dje në mënyrë solemne nisën punimet për rrjetin e kanalizimit në fshatin Frëngovë.

Në kuadër të projektit për përmisimin e shërbimeve komunale i financuar nga BE dhe Banka Botërore Ministria e financave në bashkëpunim me Komunën e Strugës siguruan mjete financiare për realizimin e projektit kanalizim më fshatin Frëngovë, me vler prej 16.8 milion denarë prej të cilave BE ka siguruar 14.2 milin denarë kurse Komuna e Strugës 2.5 milion denarë.

Kryetari i Komunës së Strugës z. Ramis Merko sëbashku me zv ministren për financa znj. Shirete Elezi ndoqën nga afër punimet dhe përuruan fillimin e punimeve.
Kryetari Merko kërkoi gjithashtu bashkëpunimin e banorëve të kësaj zone që mos ketë pengesa në realizimin e projektit.

Zyra për marrëdhënie me publikun-Komuna e Strugës