Qeveria në seancën e sotme sapo kaloi vendimin për fillimin e procedurës për hapjen e kalimit të ri kufitar me Republikën e Serbisë, me të cilin do të lidhen vendbanimet Llojan dhe Miratoc.
Përmes ndihmës së siguruar financiare nga projekti Norvegjez për financimin e infrastrukturës së nevojshme për këtë pikë kufitare, banorët e pjesës kufitare të komunave Likovë dhe Kumanovë, do të mund të lëvizin drejtë për së drejti i me vendet kufitare në Republikën e Serbisë, në vend që të shkojnë rrotull prej disa dhjetëra kilometrash si deri më tani.