Mbrëmë është larguar përmendorja e Andon Qoseto e cila ishte e vendosur para Gjykatës së Lartë në qendër të Shkupit. Përmendorja është dërguar në depo ndërsa largimi është bërë me urdhër të Qytetit të Shkupit.
Grupi i punës i Ministrisë së Kulturës ka identifikuar më parë shkelje të shumta ligjore gjatë vendosjes së këtij monumenti, duke përfshirë edhe Ligjin për Vendosjen e Monumenteve.
PSP po punon tashmë në një hetim mbi monumentet që u krijuan si donacione ndërsa për disa prej tyre u konstatua se janë ndërtime pa leje.