Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniFilloi ndërtimi i rrugës nëntokësore dhe kompleksit banesor-afarist te Bulevardi Jugor

Filloi ndërtimi i rrugës nëntokësore dhe kompleksit banesor-afarist te Bulevardi Jugor

Ndërtimtaria në vitin e ardhshëm pritet që të ketë shkallë serioze të rritjes pozitivisht. Kjo, planifikon Qeveria, të bëhet me punë të përkushtuar të projekteve infrastrukturore dhe me realizim të projekteve kapitale nga investitorët privatë, si investimi i kompanisë turke Limak që zyrtarisht filloi me realizimin sot, ndërsa parasheh ndërtim të rrugës nëntokësore prej 800 metrave dhe kompleks banesor afarist me qendër tregtare te Bulevardi Jugor.

Këtë e potencoi zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Koço Angjushev, në fillim të projektit, ku pjesëmarrës ishin edhe kryeministri Zoran Zaev, kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov dhe përfaqësues të kompanisë turke.

Potencoi se sektori i ndërtimit do të kthehet me projekte në interes të qytetarëve, projekte të cilat janë nga natyra komerciale, të cilat ekonomikisht janë të drejtuara dhe janë me interes edhe të qytetarëve të shtetit.

ПОДЗЕМНА СООБРАЌАЈНИЦА

Limak do ta realizojë projektin në qendër të Shkupit në sipërfaqe prej 325.000 metra katrorë ndërsa do të përfshijë hapësirë banesore afariste, qendër tregtare, hotel, parking. Nën këtë kompleks do të dislokohet bulevardi i tanishëm “Maqedonia” në gjatësi prej 800 metra me gjashtë korsi dhe i cili do ta shkurtojë kohën për udhëtim nga Karposhi dhe Qendra drejt Aerodromit dhe Kisella Vodës.

Investitori premton ndërtim me standarde të larta, në të cilin në mënyrë autentike do të bashkëngjitet Muzeu i Qytetit të Shkupit.

Sipas kryeministrit Zoran Zaev, prania e Limak do të jetë faktor që do t’i inkurajojë të gjithë investitorët që të vijnë në Maqedoni.

“Turqia është mike e madhe e Maqedonisë dhe ajo është në mesin e dhjetë partnerëve të parë tregtarë të Maqedonisë, por ka mundësi për bashkëpunim më të mirë ekonomik. Në vitin 2017 kishim shkëmbim tregtar prej 456 milionë dollarëve, ndërsa qëllimi ynë është që ai të arrijë në një miliardë”, tha kryeministri.

Limak duhet ta përfundojë rrugën nëntokësore për 22 muaj, ndërsa tërë kompleksin për 40 muaj.

Kryetari Petre Shilegov theksoi se me këtë projekt, i cili në kohën kur ai mori funksionin e kryetarit ishte në fazën përgatitore, po revitalizohet kjo pjesë e qytetit. Ai falënderoi administratën e mëparshme për idenë e mirë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!