Fillim i mbarë për Klubin e Karatesë “Drini”
Dje (09.03.2019) në Shkup u zhvillua Turneu Ndërkombëtar në Karate “Funaoshi Gichin Open 2019”
Në këtë aktivitet ku morën pjesë sportistë nga disa shtete, mori pjesë edhe K.K “Drini” nga Struga.
Struganët në këtë aktivitet të parë për këtë sezon garash, u paraqit me tetë sportistë, në diciplinën kumite (luftë sportive), duke fituar tetë medalje, nga të cilat: 4 ari, 3 të argjenta dhe 1 të bronztë.
Me medalje ari u stolisën: Kastriot Malo, Gresa Mustafai, Zana dhe Ilira Xheladini.
Me medalje të argjentë u stolisën: Pasho Mustafai, Velerda Seferi dhe Hamza Zylali.
Me medalje të bronztë u stolis Loriana Ramo.
Si trajner jam shumë i kënaqur me paraqitjen e sportistëve tanë, ishte turneu i parë pas një pushimit dimëror dhe pas faxës pregaditore aë bëmë, treguan formë të mirë sportive.
Disa nga sportistët tanë, ndërruan edhe kategoritë për shkak të moshës së tyre, por ja dolën me sukses ta përballojnë këtë aktivitet.
Paraqitje të shkëlqyer pati Kastriot Malo,i cili mposhti të gjithë kundërshtarët e tijë me rezultat të thellë.