Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë realizuar 1700 teste, dhe 241 raste të reja të Covid-19 janë regjistruar në: Shkup-73, Kumanovë-10, Dibër-1, Shtip-60, Prilep-5, Tetovë-32, Struge-3, Veles-1, Manastir-3, Ohër-2, Gostivar-14, Gjevgjeli-6, Strumica-4, Kriva Pallanka-3, Radovish-3, Krushevê-1, Kocan-8, Probishtip-1, Demir Hisar-2, Vinica-1, Kratova-1, Sveti Nikolla-5, Kërçova-2.
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistron 51 persona të rikuperuar nga: Shkupi-40, Manastir-1, Probishtip-1, Demir Hisar-1, Kërçovë-1, Resnjë-7.
8 persona vdiqën, dy pacientë nga Shkupi, Tetova dhe Struga, një pacient nga Gostivari dhe një nga Strumica.
Tre pacientë të moshës 59, 61 dhe 62 vdiqën në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile.(Struga Ekspres)