Tuesday, June 17, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniFilipçe: Sot ka 386 të prekur me koronavirus dhe 6 të vdekur,...

Filipçe: Sot ka 386 të prekur me koronavirus dhe 6 të vdekur, ja nga cilat qytete

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot për 6 pacientë të vdekur dhe 386 të infektuar me koronavirusin e ri brenda 24 orëve.

Rastet e reja të të infektuarve dalin pas testimit të 2267 mostrave. Raste e reja janë regjistruar në: Shkup-178, Kumanovë-18, Dibër-1, Shtip-8, Prilep-20, Tetovë-13, Strugë-9, Veles-5, Manastir-13, Ohër-7, Kavadar-3, Gostivar-4, Gjevgjeli- 18, Strumicë-44, Kriva Pallankë-7, Radovish-4, Koçani-10, Probishtip-1, Makedonski Brod-1, Berovë-7, Valandovë-3, Vinic-2, Delçevë-1, Shën Nikollë-3, Kërçovë -4, Negotinë-2.

Brenda 24 orëve kanë ndërruar jetë gjashtë persona. Dy pacientë nga Shkupi të moshës 67 vjeçe, një pacientë nga tetova (72), një nga Manastiri(44), një pacient nga Struga(62), dhe një nga Shën Nikolla (81).

Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve ka regjistruar 154 pacientë të shëruar.

Sipas të dhënave të fundit, numri i personave të vdekur me sëmundjen Covid-19 ka arritur në 781.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë me Covid-19 jani diagnostikuar gjithsej 20163.

Prej tyre, 16009 pacientë janë shëruar.

Ndërkaq, numri i rasteve aktive është 3373.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments