Filipçe: Pesë raste të reja të të infektuarve me koronavirus, katër nga personeli mjekësor (PLT)
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sontme për media bëri të ditur se sot pasdite janë diagnostikuar pesë raste të reja me koronavirus, prej të cilëve katër persona janë nga personeli mjekësor nga Dibra.
“Sot kemi diagnostikuar pesë raste të reja, prej të cilëve katër janë punëtorë mjekësorë nga Dibra. Me këtë, numri i përgjithshëm i të sëmurëve në shtetin tonë është 31. Prej pesë rasteve të reja përveç katër punëtorëve të personelit mjekësor nga Dibra, pozitiv është testi i bashkëshortes së pacientit tashmë të diagnostikuar testin e të cilit e konfirmuan nga spitali ‘Zhan Mitrev’ dhe ajo do të hospitalizohet në Klinikën për Sëmundje Ngjitëse”, tha Filipçe.
Ministri potencoi se katër punëtorë të personelit mjekësor janë nga një institucion privat shëndetësor nga Dibra.
“Një pjesë janë vetëm pozitivë, supozohet se do ta zhvillojnë sëmundjen dhe ishin skrinuar si rezultat i skrinigut më të gjerë që filloi të bëhet sot në këtë rajon”, sqaroi Filipçe.
Ai paralajmëroi se prej nesër në spitalin në Dibër, do të marrin pjesë edhe dy mjekë nga Klinika për Pulmologji që ta plotësojnë kapacitetin dhe të ndihmojnë personelin tjetër mjekësor, epidemiologun dhe tre infektologët, të cilët tashmë janë atje, sa i përket skrinignut, sa i përket trajtimit, sa i përket vizitave shtëpiake të pacientëve të cilët po shërohen në Dibër.
“Plotësisht jemi të vetëdijshëm se personeli mjekësor janë më të ekspozuarit edhe gjatë punës edhe jashtë institucioneve shëndetësore, por ne duhet të bëjmë gjithçka që t’i mbrojmë ata persona për shkak se në këto kushte, si edhe në të gjitha të tjerat kjo është më se e nevojshme duhet të sigurojmë sistem stabil dhe shëndetësor për të gjithë. Nuk do të ketë arsyetime për qytetarët të cilët nuk do t’iu përmbahen mesave të cilat janë miratuar si vendime të Qeverisë. Duhet të jetë niveli i vetëdijes për respektimin e këtyre personave jashtëzakonisht i lartë sepse nga ata varet jeta e të gjithë neve, dhe për personelin mjekësor për shkak të asaj se ata na duhen edhe më tutje sikur na duheshin edhe më parë dhe do të na duhen kur këto momente do të jenë e kaluar e largët. Ai personel mjekësor ka familje, ata kujdesen për ta, me shumë mund dhe flijim punojnë, janë flijuar gjatë jetës, janë edukuar që tu ndihmojnë qytetarëve tanë”, theksoi Filipçe.
Edhe një herë ai i porositi personelin mjekësor se puna, mundi dhe roli i cili jepet në këtë moment nuk ka çmim, ndërsa qytetarëve që t’i respektojnë masat.
“Për këtë shkak duhet të kujdesemi për të gjithë ne, ndërsa për qytetarët edhe një herë e përsëris porosinë – rrini në shtëpi dhe rreptësisht respektoni masat për mbrojtje dhe parandalim”, theksoi Filipçe.
Sa i përket testeve dhe testimit, ministri sqaroi se është shumë e rëndësishme që të kalojë periudha e inkubacionit dhe për këtë izolimi dhe karantina zgjat 14 ditë, sepse nëse bëhet në ndërkohë mund të jetë rezultati i rremë negativ. Filipçe tha se planifikohet testim më i gjerë për çka bëhen analiza për njerëzit të cilët duhet t’iu nënshtrohen këtyre testimeve, para së gjithash në rajonin e Strugës.
“Aty ku e dimë se para shpalljes së masave të krizës ka pasur komunikim intensiv me Dibrën dhe atë rajon dhe në bazë të asaj sot u bë analizë intensive nga epidemiologët nga Ohri dhe Struga, dhe në bazë të asaj do të shohim se si do të bëjmë analizë të personave dhe do të vendosim inkubacion më të gjerë epidemiologjik. Nëse ekziston numër i njerëzve i cili është afër periudhës prej 14 ditëve në kontakt me ndonjë të sëmurë potencial dhe të rrezikuar atë herë testimi do t’i bëhet atij grupi “, tha Filipçe.
Ministri nuk zbuloi se a është njëri nga të infektuarit pronar i një fabrike në Shkup, por tha se nuk do të donte të spekulonte se për kë bëhet fjalë por se mund të konfirmojë se është vepruar profesionalisht, në kuptim të asaj se janë analizuar të gjitha kontaktet fillestare, sekondare dhe në bazë të asaj është sjellë vendimi për karantinë dhe izolim, etj.
“Absolutisht për të gjithë pacientët është bërë analizë e tërësishme epidemiologjike, dhe për të gjithë që është konfirmuar se ishin vija e parë e kontaktit iu është dhënë masa e vetizolimit”, tha Filipçe.
Filipçe duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se a do të vazhdojnë këto masa nga e hëna, tha se nëse zhvillohen punët kështu siç janë, ato do të vazhdojnë, por kjo duhet të bëhet e ditur pas mbledhjeve profesionale këtyre ditëve.