Tre pacientë me Covid-19 kanë vdekur. Në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile, një paciente 46-vjeçare nga Labunishti i Strugês, një paciente 63-vjeçare nga Kumanova dhe një pacient 71 vjec nga Prilepi.
Me 21 personat e sotëm që janë rikuperuar, deri më tani kemi shëruar gjithsej 200 pacientë.
Nga të rikuperuarit e sotëm, 16 janë nga Shkupi, 3 nga Kumanova dhe 2 nga Shtipi, të gjithë janë trajtuar në shtëpi.
Në 24 orët e kaluara janë konfirmuar 18 raste të reja të covid-19. Sipas qyteteve:
– Shkup – 2
– Kumanovë – 9
– Shtip – 2
– Tetovë – 2
– Velesi – 1
– Gostivar – 1
– Pehçevë – 1
Me këtë, numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë është 1225 persona.
Në 24 orët e kaluara janë kryer 263 teste.
(Struga Ekspres)