Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka thënë se furnizimi i vaksinës kundër Kovid-19 do të kryhet përmes mekanizimit KOVAKS pranë Organizatës Botërore Shëndetësore (OBSH).
“Mekanizimi kovaks është mekanizëm i OBSH-së e cila do të sigurojë shpërndarje të barabartë të sasisë adekuate të vaksinës konform popullatës në disa vende, derisa nuk arrihet 20 përqindëshi që popullata të vaksinohet. Lidhur me aktivitetin e BE-së, ata kanë nënshkruar marrëveshje dypalëshe me kompaninë Astra Zeneka për vendet anëtare të BE-së dhe ne kemi marrë shkresë me ofertë nga Polonia përmes ambasadorit polak në vendin tonë”, ka thënë Filipçe dje në intervistën për Televizion Klan.
Ai ka thënë se ende nuk janë të njohura sasitë, as edhe si do të jetë ajo shpërndarje nëpër shtete. Por me kohë do të ketë qasje atëherë kur vaksinat do të jenë të kapshme.
“Njëzet për qind është diçka që deri tani konsiderohet si përqindje e duhur të vaksinohet popullata konform njohurive të deritashme. Në atë grup prej 20 për qind hyjnë të moshuarit, të sëmurët kronik, fëmijët etj. Ka grupe të rrezikut që janë të parët për vaksinim dhe kuptohet se i ndjekim edhe njohuritë dhe rekomandimet e reja”, ka shtuar ministri.
Lidhur me vaksinën kundër gripit sezonal, Filipçe ka thënë se këtë vit do të sigurohen dyfish sasi më të mëdha.
“Këtë vit nga numri i zakonshëm prej 28 mijë vaksina, ne furnizojmë 40 mijë dhe plus 20 mijë i marrim përmes donacionit. Pra do të kemi 60 mijë vaksina, dyfish më shumë të asaj që kemi pasur vitet e kaluara. Me këtë vaksinë do të përfshihen më shumë grupe të rrezikut që konsiderojmë se duhet të vaksinohen, mes tjerash edhe punonjësit shëndetësor të cilët do të vendosin ta pranojnë, me atë se nuk është e domosdoshme vaksina. A do të ketë imunitet të kryqëzuar me të cilën kjo vaksinë do të mbrojë edhe nga Kovid-19 atë nuk e dimë me siguri. Vaksina mbron sigurt nga viruset e supozuara të gripit sezonal ose mund të paraqitet formë e lehtë e sëmundjes, por absolutisht është e rekomandueshme për njerëzit të cilët veçmë kanë sëmundje kronike. Përveç grupeve të rrezikut për të cilët vaksinën e gripit sezonal do ta marrin falas, do të ketë sasi të caktuara edhe për shitje komerciale”, ka thënë Filipçe.