Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniFilipçe: Në fillim të majit do ti shohim rezultatet masave të ndërmarra

Filipçe: Në fillim të majit do ti shohim rezultatet masave të ndërmarra

Ministri i shëndetësisë i republikës së Maqedonsië së Veriut, Venko Filipçe, gjatë konferencës së sotme u shpreh se rezultatet e masave të cilat i ka ndërmarr qeveria në drejtim të ballafaqimit me koronavirusin, do të shihen në fillim të muajit maj.

“Me lejoni te them se si të gjitha shtete tjera në botë kemi pasur shumë pak njohuri për virusin në fjalë, bazuar vetëm në të dhënat që na vinin nga Kina, megjithatë asgjë e dëshmuar me metoda përkatëse studimi, sepse nuk kishte kohë. Në fillim morëm masa qe nuk ishin marrë në asnjë vend në rajonin tonë, madje as ato të zhvilluara në botë. Kamera termale u vendos në aeroportin tonë kur s’kishte ende të vendosura as në aeroportin në Stamboll. Këto i bëmë bazuar në rekomandimet e epidemiologeve dhe Institutit për sëmundje infektive”, tha Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë.

“Konsideruam se duhet të organizoheshim mirë, te konsolidonim institucionet, sepse qasja ndër sektoriale dhe e disiplinuar ishte qasja e duhur. Pas identifikimit të rastit të parë në fund të shkurtit, masat zbatohen nën organizim të institucioneve shtetërore. Konsideroj se të gjitha masat qe kemi ndërmarr për kufizim të lëvizjes, transporti publik i kufizuar, kapacitetet prodhuese, që të mundësohet distancë fizike e nevojshme, tani jep rezultat, e gjitha kjo na solli në situatë që të kemi rritje lineare të pacienteve dhe jo masive, siç ndodhi në Spanjë, dhe të mos kemi kolabim te sistemit shëndetësor”, u shpreh më tej Filipçe.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!