Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniFilipçe: Javën e ardhshme do të vendoset nëse do të ketë ashpërsim...

Filipçe: Javën e ardhshme do të vendoset nëse do të ketë ashpërsim të masave

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka deklaruar se Komisioni për sëmundje ngjitëse është duke e ndjekur lakoren e rasteve të reja pozitive në Covid-19.

Në këtë drejtim, ai ka bërë të ditur se po bëhen analiza dhe gjatë javës së ardhshme do të vendoset për ashpërsimin e masave anti-Covid.

“Ditëve paraprake kemi pasur komunikim intensiv me anëtarët e Komisionit për sëmundje ngjitëse dhe ajo çfarë bëjmë ne tani, është se i ndjekim numrat, se nëse trendi i rritjes së numrave do të vazhdojë? A do të jetë pasqyra e njëjtë sikurse gjatë muajit nëntor? Tani për tani nuk është. Por, në fillim të javës së ardhshme do të vendosim se a janë të nevojshme masa shtesë restriktive apo jo”, tha Filipçe për televizionin Sitel.

Ka folur edhe për vaksinat kineze, nuk ka dhënë datë konkrete, por deklaroi se tërë sasia e porositur do të arrijë përnjëherë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments