Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniFilipçe: Ja nga cilat qytete janë 225 të prekurit me koronavirus dhe...

Filipçe: Ja nga cilat qytete janë 225 të prekurit me koronavirus dhe 6 të vdekurit

Ministria e Shëndetësisë sot raportoi për 6 pacientë të vdekur dhe 225 të infektuar me koronavirusin e ri brenda 24 orëve.

Rastet e reja të të infektuarve dalin pas testimit të 1694 mostrave.

Rastet e reja janë regjistruar në Shkup-96, Kumanovë-8, Shtip-7, Prilep-8, Tetovë-15, Strugë-3, Veles-5, Manastir-8, Ohër-2, Kavadar-6, Gostivar-2, Gjevgjeli-1, Strumicë- 11, Kriva Pallankë-7, Radovish-1, Koçani-17, Pehçevë-1, Berovë-10, Valandovë-3, Vinicë-1, Delçevë-2, Kratovë-1, Shën Nikollë-6, Kërçovë-4.

Gjashtë pacientë me Covid-19 kanë ndërruar jetë në kushte spitalore. Tre viktima janë nga Shkupi (63, 71 dhe 83 vjeçar), një nga Prilepi (78 vjeçar), një në Tetovë (63 vjeçar) dhe një në nga Manastiri (59 vjeçar).

Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve ka regjistruar 96 pacientë të shëruar.

Sipas të dhënave të fundit, numri i personave të vdekur me sëmundjen Covid-19 ka arritur në 749.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë me Covid-19 jani diagnostikuar gjithsej 18,363 persona.

Prej tyre, 15,164 pacientë janë shëruar.

Ndërkaq, numri i rasteve aktive është 2,450.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments