Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniFilipçe: Intensivisht përgatitemi për muajt e vjeshtës, kur gjendja me Kovid-19 mund...

Filipçe: Intensivisht përgatitemi për muajt e vjeshtës, kur gjendja me Kovid-19 mund të komplikohet

Përveç asaj që në këtë koment gjendja me epideminë e Kovid-19 në shtet është shtabile, intensivisht përgatitemi për muajt e vjeshtës kur supozojmë, ndërsa supozojnë edhe shumë vende tjera në rajon dhe Evropë, dhe në hemisferën veriore, se situata mund të komplikohet, për shkak se është sezoni i zakonshëm i sëmundjeve respiratore, theksoi sot në konferencën për shtyp ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Ai potencoi se prej në fillim të verës kanë filluar me përforcimin dhe mbindërtimin e kapaciteteve për trajtim të pacientëve të sëmurë nga Kovid-19, si plotësim i spitalit montues pranë Klinikës Infektive e cila ka 70-të shtretër dhe për momentin është tërësisht e zbrazët, por në të njëjtën kohë edhe tërësisht e gatshme dhe me furnizim qendror të oksigjenit për të pranuar pacientë.

Edhe një objekt montues, potencon ministri, u vendos pranë Klinikës për Pulmologji dhe Alergologji, si mini qendra për triazh dhe sipas këtij modeli vendosim edhe 16 mini reparte infektive rajonale në Gjevgjeli, Kumanovë, Prilep, Kavadar, Strumicë, Kërçovë, Dibër, Gostivar, Strugë, Koçan, Ohër, Veles, Tetovë, Shtip, Manastir dhe Resjë.

“Në këtë moment njësia projektuese, e cila është në korrniza të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale me ekspertët tanë punojnë në procedurat përgatitore për fillim të këtij procesi. Këto do t’i quajmë Kovid qendra, do të vendosen në afërsi të drejtpërdrejtë të spitaleve, që të jenë fizikisht lehtë të arritshme për kuadrin, por edhe pacientët të jenë tërësisht të ndarë dhe spitalet të mbesin tërësisht të pastra që të munden edhe pacientët tjerë të marrin shërbim mjekësor pa vonesë. Gjatë rritjes së kapaciteteve i kemi parasysh edhe programet mjekësore në vijim”, shtoi Filipçe në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!