Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniFilipçe: Do të jetojmë me virusin me siguri edhe gjatë gjithë vitit...

Filipçe: Do të jetojmë me virusin me siguri edhe gjatë gjithë vitit 2021

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot deklaroi se sa i përket fillimit të vitit shkollor, hapjes së kopshteve dhe kthimit në punë të prindërve, plani dhe strategjia e Komisionit të Sëmundjeve Ngjitëse është që të mos përqendrohen më shumë në faktorë rreziku në periudhë të njëjtë kohore.

“Jemi të vetëdijshëm se në fillim të shtatorit njerëzit kthehen nga pushimet vjetore dhe fillojnë të punojnë në vendet e tyre të punës – që është një faktor rreziku sepse është tashmë një numër i madh i njerëzve në hapësira të mbyllura. Po hapen kopshtet, u ndërpre pushimi i lindjes për shkak se u hapën kopshtet dhe foshnjat, fëmijët e vegjël ka se kush të kujdeset për ta. Komisioni bashkë me përfaqësues të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale punoi në mënyrë intensive dhe përgatitën protokolle adekuate për funksionim të kopshteve – sa fëmijë të ketë në grupe, si të respektohen masat parandaluese. U ul numri i fëmijëve në grupe, u përgjysmua. Ka algoritëm se si të veprohet në rast se ndonjë fëmijë ka simptoma gjatë qëndrimit në kopsht”, deklaroi Filipçe për televizionin Kanal 5.

Ministri i Shëndetësisë foli edhe për hapjen e shkollave, për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e tretë, për shkak të asaj, siç tha dhe ky është faktor rreziku potencial duke i parë përvojat nga vende të tjera.

“Ato vende të cilat papritmas i hapën shkollat dhe të gjithë fëmijët ishin në shkollë dhe ishin të detyruar pjesërisht ose plotësisht që t’i hapin. Duke vlerësuar se si do të zhvillohet epidemia në shtator, ne lejojmë që të hapen shkollat në fillim të tetorit, por vetëm fëmijë me prani fizike nga klasa e parë deri në klasën e tretë. Më tutje, nëse gjithçka mbetet e qëndrueshme dhe e qetë, nga nëntori/dhjetori edhe klasa të tjera do të mund të kthehen me prani fizike. Ndërsa deri më atëherë të ndjekin mësim onlajn”, potencoi ministri Filipçe.

Sa i përket reagimit të prindërve, Filipçe theksoi se duhet të kthehemi në vendet e punës, për shkak të asaj se kjo po ndodh gjithkund në botë.

“Ne do të jetojmë me virusin me siguri edhe gjatë gjithë vitit të ardhshëm 2021. Duhet të mësohemi që t’i respektojmë masat parandaluese, protokollet të cilat janë të pranishme për absolutisht të gjitha operatorët ekonomikë, objekte hotelierike, kompani, fabrika, shkolla, kopshte, etj. Thjeshtë kjo do të jetë jeta jonë”, tha Filipçe.

Ministri theksoi se të gjitha ngjarjet të cilat do të zhvillohen në periudhën e vjeshtës dhe të dimrit dhe në të cilat do të ketë një numër të madh të njerëzve në hapësira të mbyllura, kapaciteti nuk guxon të përmbushet më shumë se 30 për qind, ndërsa në hapësira të hapura prej më shumë se 50 për qind.

“Ngjarjet duhet të jenë me vende për ulje, për shkak se gjithmonë kur kishte ngjarje në të cilat njerëzit qëndronin masat respektoheshin rëndë. Dhe gjithsesi parimet tjera të dezinfektimit, matja e temperaturës, mbajtja e distancës. Në këtë mënyrë ne në praktikë i kthejmë në funksion normal të gjithë ata të cilët deri më tani nuk funksiononin, por mendoj në operatorët ekonomikë, kompani, etj. Duket se virusi është këtu dhe se ne duhet të mësojmë të jetojmë me virusin, megjithatë duke i respektuar këto masa”, tha Filipçe.

Ministri i Shëndetësisë deklaroi se mënyra e vetme që të mbrojmë veten, më të afërmit rreth nesh dhe rrethin e familjes, të vendit të punës është përmes respektimit të masave parandaluese.

“Për çdo ditë kemi njohuri të reja për virusin, diçka e re zbulohet nga analizat, studimet. Megjithatë parimet për parandalim janë të njëjta. Të mbahet maskë, të mbahet distancë dhe shpesh të dezinfektohen dhe lahen duart. Me të vërtetë është dëshpëruese që një numër i madh i qytetarëve këtë nuk e respektojnë. Për çdo ditë shohim edhe tubime të mëdha, vende ku njerëzit nuk mbajnë maska, nuk mbajnë distancë. Duhet të jemi të vetëdijshëm se e mbrojmë edhe shëndetin tonë, megjithatë edhe shëndetin e grupeve të ndjeshme të qytetarëve, të cilët gjenden gjithkund rreth nesh”,tha Filipçe.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!