Tuesday, May 6, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniFilipçe apel qytetarëve: Respektoni masat, kjo gjendje nuk do të jetë e...

Filipçe apel qytetarëve: Respektoni masat, kjo gjendje nuk do të jetë e përhershme

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe gjatë konferencës për shtyp pasditen e sotme u bëri edhe një herë apel qytetarëve t’u përmbahen rregullave sepse kjo gjendje nuk do të jetë e përhershme dhe se së bashku do t’i kthehemi jetës normale.
“Para nesh është uikendi i cili do të jetë tërësisht i mbyllur, me ndalesa për lëvizje, prej sot në ora 16:00 deri të hënën në ora 05:00. Besoj se qytetarët e dinë domosdoshmërinë e këtyre masave. E di se është e vështirë të qëndrohet në shtëpi i mbyllur, posaçërisht tani kur koha është shumë e mirë. Kjo gjednje nuk do të jetë e përhershme dhe nuk do të zgjasë shumë në raste se të gjithë u përmbahemi masave”, tha Filipçe.“Nga java e ardhshme do të fillojmë të përgatitemi për ditën kur jetët tona do ti kthejmë në binarë normalë. Kur do të vazhdoj procesi punës në çdo kompani, restorante, objekte të ndryshme. Dje njoftova se kemi filluar bisedimet me Odat ekonomike me qëllim që të gjejmë një zgjidhje optimale rreth organizimit të punës”, u shpreh Filipçe.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments