Monday, May 12, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniFilipçe: 564 raste të reja me koronavirus dhe 22 viktima

Filipçe: 564 raste të reja me koronavirus dhe 22 viktima

Në 24 orët e fundit vendi ka regjistruar 1.357 persona të shëruar nga Kovid-19. Nga 3.526 tamponë, 564 kanë rezultuar pozitiv. Probabiliteti i testimeve me rastet e konfirmuara shënon 16 për qind. Janë regjistruar 22 viktima, prej tyre 8 nga Shkupi, 2 nga Prilepi, 2 nga Manastiri, 2 nga Koçani dhe nga 1 Gostivar, Shtip, Kavadar, Ohër, Sveti Nikollë, Resnjë, Dellçevë, Probishtip. Sot nuk ka viktima në qytetet si: Kumanovë, Tetovë, Veles, Strugë dhe Strumicë.

Numri më i lartë i të infektuarve është në Shkup, gjithsejtë 192, më pas vjen Kumanova me 45 raste të reja, Manastiri 44, Prilepi 40 ndërsa Bogdanci dhe Demir Kapija kanë shënuar numrin më të vogël, gjegjësisht në këto dy qytete është regjistruar vetëm nga një rast.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments