565 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit. Gjithsej 154 persona e kanë fituar betejën me virusin Korona, ndërsa në 24 orët e fundit 21 persona kanë ndërruar jetë për shkak të komplikimeve nga Cvoid-19. Brenda 24 orëve janë kryer gjithsej 1325 teste.
Rastet e reja janë regjistruar në Shkup-230, Kumanovë-35, Stip-13, Prilep-65, Tetovë-39, Strugë-1, Veles-27, Manastir-15, Ohër-3, Kavadar-10, Gostivar-27, Gjevgjeli-13, Strumicë- 17, Kriva Pallankë-6, Radovish-7, Krushevë-3, Koçani-15, Probishtip-3, Berovë-5, Vallandovë-3, Vinicë-3, Delçevë-2, Kratovë-6, Shën Nikollë-4, Kërçovë- 3, Resnje-1, Negotinë-9.
Prej 21 viktimave, 6 janë nga Shkupi (të moshës 45, 52, 63, 67, 68 dhe 84 vjeçe), pesë viktima janë nga Tetova (të moshës 69, 73, 75, 69 dhe 83 vjeçe), një nga Kumanova (74 vjeç), dy viktima janë nga Velesi ( të moshës 83 dhe 89 vjeçe), dy nga Bogdanci (të moshës 75 dhe 85 vjeçe) dhe nga një viktimë ka Manastiri (79), Radovish (71), Prilepi (61), Ohri (51) dhe Shtipi (63). Me përjashtim të një pacienti, të gjithë të tjerët kanë ndërruar jetë në kushte spitalore.
Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë gjithsej me Covid-19 janë diagnostikuar 32.997 persona, prej të cilëve 21.244 janë shëruar, ndërsa 1025 kanë humbur betejën me koronavirusin e ri. Për momentin vendi regjistron 10.728 raste aktive me Covid-19.