Shkëndija është ajo që kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonsië së Veriut, pasi Komisioni i Garave pranë FFM-së ka vendosur të jep fitoren zyrtare me rezultat 3:0 kuqezinjëve përballë Shkupit, pas incidenteve të ndodhura në Çair. Ndeshja ndërmjet dy ekipeve shqiptare më të mira u ndërpre në minutën e 9-të, pas golit të Dashmir Elezit dhe e njejta nuk u vazhdua më, përderisa FFM pas shqyrtimit të situatës ka sjellur vendim që Shkëndija të merr fitoren 3:0 në tavolinë. Ndërkohë në ndeshjet tjera, Struga Trim Lum ka marrë kualifikimin për në gjysmëfinale, pasi mundi Bregallnicën me rezultat 2:0. Biletë për në fazën tjetër të Kupës, mori edhe Makedonija Gjorçe Petrovi, që triumfoi ndaj Akademia Pandevit me rezultat 1:0. Vardari është eliminuar nga ky edicion i Kupës, pasi u mund nga Sileksi pas gjuajtjeve të penalltive. Ndeshjet gjysmëfinale të Kupës do të zhvillohen në mars.