Fetai për arrestimin e Shehollit: Një udbash i njohur për lëvdata ndaj Ali Ahmetit

0
29

Fetai për arrestimin e Shehollit: Një udbash i njohur për lëvdata ndaj Ali Ahmetit

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-54-06-f3965d67

Zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë, Arben Fetai, ka reaguar pas arrestimit të Fatmir Shehollit në Kosovë i cili së akuzohet për spiunazh dhe bashkëpunim me shërbimet serbe.

“Fatmir Sheholli, një udbash i njohur për lëvdata ndaj Ali Ahmetit, qenka arrestuar nga policia e Kosovës nën dyshime se ka kryer veprimtari spiunazhi nën urdhrat e Serbisë. Kjo ngre pyetjen: pse individë të tillë i shërbejnë BDI-së dhe sulmojnë Vetëvendosjen dhe VLEN-in?”, thekson në postimin e tij në Fejsbuk, Fetai.

Ai ka përgëzuar Agjencinë kosovare të inteligjencës për operacionin profesional dhe të guximshëm.
“Shteti mbrohet vetëm përmes veprimeve të tilla të vendosura”, ka thënë mes tjerash, Fetai.
Ndryshe, Sheholli njihet edhe si organizator i protestave në Hagë për lirimin e ish ushtarëve të UÇK-së, por edhe si mbështetës i afërt me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti.


Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-47-36-76a070c5