Fetai nga Vrapçishti: Bëj thirrje për qetësi, fushata të vazhdojë në frymë evropiane

0
9

Fetai nga Vrapçishti: Bëj thirrje për qetësi, fushata të vazhdojë në frymë evropiane

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-54-06-f3965d67

Njëri nga liderët e VLEN, Arben Fetai në tubimin e sontëm në Vrapçisht edhe një herë dënoi
ngjarjen e sotme që tronditi Kumanovën, ku bartësi i listës së AKI-së pësoi një tentim vrasje.

“Më vjen keq sepse e kam bashkëvendas është nga Sllupçani si dhe unë, i urojmë shërim të shpejtë dhe e dënojmë ashpër këtë ngjarje që ndodhi në pikë të ditës, por njëherësh dënojmë edhe çdo përpjekje për të manipuluar politikisht pasi nuk të bëjë asgjë me politikën”, tha Fetai në hapje të fjalimit.

Bëri thirrje për qetësi që fushata të vazhdojë në frymë evropiane, demokratike, sepse në anën tjetër siç tha e kemi BDI-në e cila është në opozitë që nuk mund të përdorë mjetet e shantazhit, presionit që i përdorte në të kaluarën, duke filluar nga qendrat sociale, policia dhe instrumentet e shtetit për t’u bërë presion qytetarëve dhe votuesve.

“Të angazhohemi për një fushatë, fer demokratike dhe sipas standardeve evropiane”, tha Fetai.

Ai theksoi se në këto 15 muaj, janë bërë shumë punë në Vrapçisht, janë investuar gjithsej 3.5 milionë euro nga qeveria VLEN edhe pse kryetari në largim është i anës tjetër.


Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-47-36-76a070c5