Monday, September 29, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniFetai: Në Nikushtak autobusët e AKI-së bosh, BDI po mashtron

Fetai: Në Nikushtak autobusët e AKI-së bosh, BDI po mashtron

Fetai: Në Nikushtak autobusët e AKI-së bosh, BDI po mashtron

Zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë, Arben Fetai ka ironizuar me Konventën e sontme të AKI-së në Shkup, ku opozita promovoi kandidatët për zgjedhjet lokale.

Fetai tha se në Nikushtak janë parë 15 autobusë të renditur, por kanë qenë thatë, kishte pak njerëz aty rrugës që bënin telefonata, për të mbledhur disa klientë duke vazhduar t’i mashtrojnë, se BDI kthehet në qeveri pas zgjedhjeve lokale.

“Por, asnjëherë”, tha Fetai.

Për BDI-në tha se është opozitë e keqe dhe do të vazhdojnë të ngelin aty ku janë.

“Do të vazhdojnë të reformohen pas zgjedhjeve të 19 tetorit dhe uroj që më në fund të vijnë në shprehje njerëz të denjë, shqiptarë të mirë që ofrojnë zgjidhje edhe si opozitë, jo njerëz të listave të zeza, jo më njerëz që kanë vjedhë qindra miliona euro, që kanë blerë aksione nga Mijallkovi për t’i futur në bankat me kapital serb”, tha Fetai sonte në Likovë ku u promovuan kandidaturat për këshilltarë komunal për zgjedhjet lokale 2025.

Besoj se i keni ndjek pres konferencat këtyre ditëve, shtoi zëvendëskryeministri Fetai, do kemi edhe shumë tjera, ditëve në vazhdim për të parë me fakte se kush ka kontrabanduar qindra miliona para tona dhe tuaja dhe i kanë çuar në Beograd, për t’i kthyer përsëri në bankat me kapital serb.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments