Në fjalën përfundimtare për rastin “Monstra”, Fatime Fetai ka deklaruar se spekulim është se makina “Opel omega” ka qenë e “Alfave” si dhe atë viktimat janë vrarë në një vend tjetër dhe janë sjellë në lokacionin ku janë gjetur.
Ajo e ka hedhur poshtë edhe spekulimin se gjoja viktimat janë njohur me vajzën e ish spikerit të Kuvendit, Trajko Veljanovski.
“Është spekuluar se shpesh janë shoqëruar, dhe për këtë shkak janë likuiduar. Deri në këtë moment nuk u ofrua asnjë provë por nuk kishte asnjë indicie se të rinjtë janë njohur me fëmijët e funksionarëve dhe se gjoja kanë pasur llogari të pambyllura, për shkak të cilave janë likuiduar”, deklaroi Fetai, përcjell SHENJA.
Sa i përket dëshmitarit të mbrojtur ajo tha se ai ekziston dhe se katër prokurorë të PSP janë takuar me të. /SHENJA/