Fetai në 80-vjetorin e “Flakës”: Mirënjohje për sakrificën dhe përkushtimin ndaj fjalës shqipe

0
5

Fetai në 80-vjetorin e “Flakës”: Mirënjohje për sakrificën dhe përkushtimin ndaj fjalës shqipe

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-54-06-f3965d67

Sot, në ambientet e Bibliotekës Nacionale dhe Universitare në Shkup, u shënua 80-vjetori i gazetës historike “Flaka e Vëllazërimit”, një nga shtyllat më të rëndësishme të fjalës së shkruar shqipe në Maqedoninë e Veriut.

Gazeta “Flaka”, e themeluar në vitin 1945, për dekada të tëra ka qenë shkollë e mendimit, dritë e dijes dhe simbol i qëndresës kulturore shqiptare, duke ndihmuar në ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe identitetit kombëtar në periudha të vështira politike.

Në fjalën e tij, zëvendëskryeministri Arben Fetai, i cili mori pjesë në këtë ngjarje, theksoi rëndësinë e “Flakës” si zë i fjalës së lirë shqipe, që përmes punës së gazetarëve, shkrimtarëve dhe intelektualëve, ka ndikuar në formimin e shumë brezave. “Ky përvjetor nuk është vetëm përkujtim, por mirënjohje për sakrificën dhe përkushtimin ndaj fjalës shqipe, që edhe sot mbetet dritë udhëzuese për brezat e rinj”, tha Fetai.

Ngjarja u organizua nga Shoqata Kulturore AKSES – Shkup, në bashkëpunim me Institutin për Trashëgimi Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, dhe mblodhi bashkë shumë figura të njohura të kulturës, arsimit dhe medias shqiptare.


Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-47-36-76a070c5