Thursday, October 2, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniFetai: Koalicioni i mbetjeve politike nuk mund ta ndalë fuqinë e NJË...

Fetai: Koalicioni i mbetjeve politike nuk mund ta ndalë fuqinë e NJË ZËRI!

Fetai: Koalicioni i mbetjeve politike nuk mund ta ndalë fuqinë e NJË ZËRI!

Në një atmosferë madhështore dhe me duartrokitje frenetike nga mijëra qytetarë të mbledhur në sallën “Boris Trajkovski” në Shkup, zëvendëskryeministri Arben Fetai mbajti një nga fjalimet më të fuqishme në Konventën e VLEN-it, duke dhënë mesazhe të qarta për fundin e një epoke të propagandës dhe fillimin e një historie të re për shqiptarët.

Duke kujtuar fjalët e Arbër Xhaferit se “mjeshtëria që formon ose e deformon vetëdijen quhet propagandë”, Fetai tha se për 20 vite shqiptarët janë mbajtur peng i mashtrimeve të BDI-së, që pazaret nën tavolinë i shisnin si kauza kombëtare. “Por ndaluni dhe mendoni: a mund të zhduket kjo lëvizje që lindi nga shpresa juaj? A mund të shuhet ky vizion që e mbollët ju me votën dhe besimin tuaj? Përgjigjja është e qartë, me NJË ZË – JO!”, theksoi ai mes ovacioneve të të pranishmëve.

Fetai prezantoi kandidatët e VLEN-it për kryetarë komunash si “bij e bija të këtij populli, që kanë ndjerë hallet e qytetarëve dhe kanë guximin t’i përballojnë ato”, duke theksuar se nga Tetova në Gostivar, nga Çairi në Strugë e deri në Likovë e Kumanovë, ata do të jenë fytyra e shpresës dhe ndryshimit.

Në vijim, Fetai goditi ashpër kundërshtarët politikë, duke i quajtur “koalicion mbetjesh politike – Taravari, Ahmeti, Sela – si lavatriçe që rrotullohen, por njollën e pisllekut nuk e heqin kurrë”. Ai akuzoi BDI-në për izolimin ndërkombëtar, duke theksuar se “bota demokratike u ka kthyer shpinën, ambasadat u kanë mbyllur dyert” dhe se askush nuk dëshiron të njollosë duart me të korruptuarit.
Ai përmendi edhe padrejtësitë e sistemit të kaluar. “Rexhail Qerimi vdiq duke kërkuar drejtësi. Samet Limani i Sopotit ndërroi jetë i shkatërruar në burg. Por ama, Sasho Mijallkovin e lanë të lirë të shëtitet me Ferrari”, tha ai.

Mesazhi i tij u mbyll me një thirrje elektrizuese për bashkim. “VLEN nuk ju thotë ‘na votoni që të shpëtojmë ne’. VLEN ju thotë: ‘Na votoni që të shpëtojmë bashkë nga katrahura që e lanë pas ata që shtiren si patriotë’. Me NJË ZË të bashkuar, më 19 tetor, do t’i japim fund mashtrimit, korrupsionit dhe izolimit. Me NJË ZË të fuqishëm, VLEN do ta bëjë këtë lëvizje fitoren e shpresës!”, përfundoi Fetai.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments