Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniFetai kërkoi që “bombat” të dëgjohen në seancë si dëshmi kundër Jankulloskës...

Fetai kërkoi që “bombat” të dëgjohen në seancë si dëshmi kundër Jankulloskës dhe Gruevskit

Prokurorja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Fatime Fetani, në seancën e GJykatës së Apelit, në të cilën diskutohet për tetë biseda të përgjuara për prokurimin e “Mercedesit” të ish kryeministrit Nikolla Gruevksi, kërkon që gjykatësit t’ia pranojnë ankesën.
Avokatët e ish ministres së MPB-së, Gordana Jankulloska dhe të zv/ministrit Gjoko Popovski, insistojnë që ankesa e PSP-së të hidhet poshtë, gjegjësisht, bombat të mos përdoren si dëshmi në procedurë kundër tij,
Përkundër tyre, Fetai kërkoi që “bombat” të dëgjohen në seanca si dëshmi kundër Jankulloskës dhe Gruevskit. Fetai tha se “bombat” janë të marra në mënyrë të ligjshme, ndërkaq janë të krijuara në mënyrë të paligjshme. Nga “bombat” drejtpërdrejt del që të akuzuarit kanë kryer vepër penale”, tha Fetai.
Ndryshe, rasti “Tanku” ka të bëjë me keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe aturizimet nga ana e ish ministres së Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska dhe shefit të furnizimeve publike Gjoko Popovski, me çka i shkaktuan dëme buxhetit shtetëror.
Gjykata e Apelit deri tani vendosi që “bombat” të jenë argumente në rastet “Tenderë”, “Dhuna në qendër”, “Treqind”, Toplik” dhe TNT”, ndërkaq pritet që të vendos edhe për rastin “Tanku”.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments