Monday, September 29, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniFetai godet Ali Ahmetin: Plaku i korruptuar deri në fyt e humbi...

Fetai godet Ali Ahmetin: Plaku i korruptuar deri në fyt e humbi kontrollin

Fetai godet Ali Ahmetin: Plaku i korruptuar deri në fyt e humbi kontrollin
Zëvendëskryeministri dhe një nga liderët e VLEN-it, Arben Fetai, ka reaguar ndaj sjelljes së kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, duke e quajtur “plak të korruptuar deri në fyt” që ka humbur kontrollin në një sallë ku, siç thotë ai, turma brohoriste për kthimin e atyre që SHBA i ka shpallur non grata.
Fetai theksoi se epoka e Ahmetit po mbyllet me imazhe të turpshme dhe me një politikë të konsumuar.
“Në politikë, askush nuk të mban mend për si hyre, por për si dole”, shkroi ai në rrjetet sociale, duke lënë të kuptohet se fundi i BDI-së do të mbahet mend si shembulli më i qartë i dështimit dhe korruptimit politik.
Sipas tij, shqiptarët e zhgënjyer kanë zgjedhur rrugë të re me VLEN-in, që nuk përfaqëson as nostalgji për të kaluarën e errët dhe as amnisti për ata që janë në listat e zeza amerikane.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments