Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniFetai: “El Cheka” të mos luajë me ndjenjat e familjarëve të rastit...

Fetai: “El Cheka” të mos luajë me ndjenjat e familjarëve të rastit “Monstra”, të na i dorëzon “bombat” (FOTO)

Sheqerim Ahmeti i njohur si “El Çeka” si dhe bashkëpunëtorët e tij në internet, vazhdojnë publikimin e bisedave të përgjuara që thotë se zhvillohen mes funksionarëve të lartë të BDI-së, Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi. Në bisedat e fundit dëgjohet edhe Sadulla Duraku, ministër aktual i ekologjisë që flet me Ali Ahmetin për rastin “Monstra”.

Për disa ditë me radhë, fokusi i bisedave të reja të përgjuara është kthyer kah rasti “Monstra”, por deri më tani ka vetëm hamendësime të funksionarëve që kush ka mundur ta kryej vrasjen e pesëfishtë e jo edhe ndonjë bisedë përmbajtësore që mund të hidhte dritë mbi ngjarjet. Ajo që është e përbashkët në të gjithë bisedat është se qofshin funksionarët e VMRO-së apo qofshin ato të BDI-së, nuk besojnë se personat e akuzuar janë autorët e vrasjes por se është ndonjë faktor i jashtëm ose shteti.

Prokurorja Fatime Fetai nuk ishte e qartë nëse bisedat për rastin “Monstra” që vërshuan internetin i posedon edhe PSP-ja. Në një intervistë për 1TV, ajo vetëm kërkoi nga personi që po i publikon bisedat që të mos luajë me ndjenjat e familjeve të të akuzuarve dhe djemve të vrarë, dhe gjithçka që posedon, tia dorëzojë PSP-së e cila është kompetente për hetim. Fetai këputi shpresat për zbardhje të së vërtetës nëpërmjet “bombave” pasi tha se nuk kanë asgjë thelbësore.

Fatime Fetai, prokurore

“Apeloj deri tek të gjithë ata që duan të shpërndajnë ndonjë informacion, apo ndonjë teori se gjoja si ka ndodhur rasti me opinionin, duke dashur të fitojnë famë, që të mos luajnë me ndjenjat e familjeve të viktimave, pasi nuk do të dëshiroja askush të ishte në lëkurën e tyre. Nëse vlerësojnë se kanë informacione që mund të ndihmojnë në zbardhjen e rastit, le të vijnë në PSP ose gjykatë. Ato janë vendet ku provat dhe fjalët kanë peshë. Kjo shpërndarje e teorive dhe informacioneve të ndryshme në rrjete sociale, për të mbledhur like-a, sipas meje është tejet jonjerzëore“

Pavarësisht faktit se në kualitet këto biseda janë tejet të zbrazëta, sipas Fetait, PSP ka mijëra biseda, transkripte dhe mesazhe që do ti propozojë gjatë gjykimit të përsëritur për rastin “Monstra”.

Fatime Fetai, prokurore

“Ka mijëra biseda të përgjuara, mesazhe, transkripte të cilat gjithësesi se ne si prokurori do ti propozojmë si prova, edhe pse më duhej një periudhë e gjatë për ti analizuar gjithë këto materiale dhe për tua bërë vlerësimin. Sipas vlerësimit tim, një numër i madh, ose pjesa dërmuese e atyre inçizimeve, mesazheve apo transkripteve nuk do të kenë ndikim thelbësor në procesin. Por edhe atë që unë personalisht vlerësoj se nuk është shumë me rëndësi, do ta dorëzoj në gjykatë, që askush të mos ketë asnjë dyshim se mos vallë ne kemi fshehur ndonjë prova ose ngjashëm…Unë mund tu garantoj se në fund do të ketë kualifikim të drejtë jurudik për të gjithë personat e përfshirë në këtë rast, veprimet e të cilëve do të mbështeten me prova”

Fetai tha se do ti shkojë këtij rasti deri në fund, derisa ta zbardhë, por doemos nevojitet të tregohet durim dhe korrektësi nga opinioni që nuk duhet të shpërndajë dhe konsumojë informata të paverifikuara.

Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/

 

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!