Prokurorja Fatime Fetai në fjalët përfundimtare në rastin “Monstra” përmendi edhe bisedimet e përgjuara, për shkak të cilave PSP e mori këtë lëndë. Ajo theksoi se materialet nuk zbuluan një të vërtet tjerë për vrasjen e pesëfishtë.
“Nga materialet e përgjuara nuk dolën fakte të rëndësishme. Nevoja që ato të prezantohen ishte gjurmimi pas të vërtetës, por edhe refuzimi i të gjithë dyshimeve të cilat u paraqitën ndër vite”, u shpreh Fetai, përcjell SHENJA.
Ajo e përmendi kryeministrin Zoran Zaev i cili në pozitën e liderit të opozitës më të madhe aso kohe, fliste publikisht se posedon materiale të cilat do ta zbulojnë të vërtetën për “Monstrën”.
“Edhe përkundër pohimeve të tilla u hedhën poshtë të gjitha dyshimet se ekziston e vërtetë tjetër, në të cilën në një far mënyrë ishte tërhequr opinioni. Por, as bisedat e përgjuara, as dëshmia e Zaevit, nuk e ndryshoi të vërtetën për ‘Monstrën’”, deklaroi Fetai, por shtoi se rikualifikimi vjen pas analizës së drejtë të të gjitha provave.
Ajo ka shtuar se në pyetjen e prokurorisë se a ekzistojnë materiale tjera, Zaev, potencoi se të gjithë materialet janë dorëzuar në PSP, ndërsa për shkak se një pjesë janë siguruar nëpërmjet masa të posaçme hetuese, është këshilluar nga avokatët e tij që të mos i publikoj në opinion, dhe për këtë shkak i ka dorëzuar në PSP. /SHENJA/