“Urime festën e kurban bajramit shëndet dhe begati në familjet tuaja. Bajrami i tretë largë familjes, miqvë dhe më të dashurve të mi padrejtësisht, shumë shpejtë dashtë Zoti do jemi bashkë me të fortë. Durimi çelsi i fitores. Ju përshëndes gjithve.”, ky është mesazhi i urimit nga Feta Alimi, njeriu që shpëtoi nga vdekja në çastet e rrezikshme kreun e ASH-së, Ziadin Sela natën e 27 prillit të 2017 në Kuvendin e Maaqedonisë.
Abdylfetah Alimi, u dënua me plot 7 vjet burg së bashku me grupin e dhunuesve dhe organizatorëve të tjerë të kuvendit.
“Procesi gjyqësor për 27 Prillin kundër Abdulfetah Alimit është proces i montuar politik, pasi që ai në vend që të shpallet për hero, mori dënim me burg prej 7 vjetëve. Ai mua ma shpëtoi jetën, dhe u dënua pasi që nuk i ka ndaluar t’i hapin dyert, ata që sot janë amnistuar dhe liruar”, theksoi kryetari i ASH-së, Ziadin Sela.
Gjykatësja Dobrilla Kacarksa, e cila u shqiptoi dënimin të akuzuarve të 27 prillit, tha se ne vendimin e sjellë ka marrë parasysh faktin që Alimi ka ndihmuar Selën por se gjithashtu i njëjti është i akuzuar për vepra tjera penale siç është mosveprimi. Kundër vendimit u organizuan edhe protesta për lirimin e tij.