Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniFeta Alimi nga burgu i Idrizovës dedikim për nipin e tij dy...

Feta Alimi nga burgu i Idrizovës dedikim për nipin e tij dy vjeçar

Feta Alimi nga Orizarja e Kumanovës, që shpëtoi nga vdekja në çastet e rrezikshme kreun e ASH-së, Ziadin Sela natën e 27 prillit të 2017 në Kuvendin e Maaqedonisë ka bërë një dedikim nga burgu për nipin e tij 2 vjeçar. “Urime 2 vjetorin TRIMI i “Babes Plak” Ti je ai i cili me jep forcè e vullnet te qendroj i lumtur prapa grilave te dryshkura! Edhe pse nuk ta ndjej erèn per se afermi mundohem ta mbaj at erè tenden kur ishe me Vizitove ne Burgun e Idrizoves me kemben e thyer qe nuk te takojke ty te hysh ne kta llavirinta te padrejtesis,por ti Trim do te jesh krenar ne nje koh me Baben Plak tendin! Dhasht Zoti kur te dal nga ketu dot rrefej shum histori nga ketu se si e me kend jam takuar ne burg! Dot tregoj se edhe ketu ka pas jet ne veteveten se ketu kam takuar shum Shqiptar te ndershem Patriota te pashoq! Un te kujtoj cdo moment mos ke dert se nuk me ke afer e die se dashuria ime te mungon por ti tash nuk e kupton por e die fort ne shpirtin tend se te mungon Baba Plak per te mbrojtur nga Babi e Nena jote se ti ben probleme te kendshme e ata ndoshta te bertasin e ty kerkon mbrojtje por dot mundohem tet mbroj nga ketu! Pe mbaroj me kaq Trim se shum cka kam cfar te them por nje dit doti them te gjitha!! Urimeeee”, thuhet në mesazhin e Feta Alimit, i cili u dënua me plot 7 vjet burg për ngjarjet e 27 prillit, që u cilësua si një proces i montuar gjyqësor. “Procesi gjyqësor për 27 Prillin kundër Abdulfetah Alimit është proces i montuar politik, pasi që ai në vend që të shpallet për hero, mori dënim me burg prej 7 vjetëve. Ai mua ma shpëtoi jetën, dhe u dënua pasi që nuk i ka ndaluar t’i hapin dyert, ata që sot janë amnistuar dhe liruar”, theksoi kryetari i ASH-së, Ziadin Sela. Gjykatësja Dobrilla Kacarksa, e cila u shqiptoi dënimin të akuzuarve të 27 prillit, tha se ne vendimin e sjellë ka marrë parasysh faktin që Alimi ka ndihmuar Selën por se gjithashtu i njëjti është i akuzuar për vepra tjera penale siç është mosveprimi. Kundër vendimit u organizuan edhe protesta për lirimin e tij. (INA)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!