Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniFestat, qytetarët të dëshpëruar nga viti 2017 (VIDEO)

Festat, qytetarët të dëshpëruar nga viti 2017 (VIDEO)

Qytetarët të demotivuar dhe pa shpresa do të festojnë edhe këtë fundvit. Të anketuar nga Alsat, qytetarët u shprehën se asgjë e mirë dhe pozitive nuk ka ndodhur në vend as gjatë këtij viti.
“Po çfarë të kujtojmë, për ne të moshuarit gjithçka është njëjtë, vetëm se një vit më të moshuar”.

“Nuk do ta kujtoj shumë mirë. Unë jam pensionist, vetëm dua të shëtis. Po mendoj që do jetë më mirë”.

“Ka qenë vit i zakonshëm, nuk ka pasur asgjë pozitive”.

“Keq, do e kujtoj këtë vit sepse kisha probleme shëndetësore”.
Qytetarët thonë se edhe në vitin e ardhshëm nuk presin të ketë ndonjë përmirësim në vend, se çdo vit u premtohen gjëra të ndryshme po që kurrë nuk realizohen.
“Asgjë nuk presim, nuk shpresojmë në asgjë”.

“Nuk do ketë dallim të madh edhe në vitin e ri. Nuk besoj të ketë ndryshime në ekonominë e shtetit apo standardin. Vetëm uroj të kemi shëndet”.
“Asgjë nuk po pres, krejt keq po shkon”.

“T’u them të drejtën nuk pres asgjë”.
“Gjithçka të shkojë mire. Vetëm të ketë paqe. Të ketë paqe në vend , të jetojmë të gjithë mire, jo vetëm disa”.

E për dikë, kjo periudhë e vitit është mundësi që të shëndrrohet në babagjysh të vitit të ri për tësiguruar jetesën për të dhe familjen.

“2017-ta ka qenë shumë keq. 2018-ta shpresoj të na vjen e mbarë, e mire. Shikoni jam bërë babadimër që t’i argëtoj fëmijët. Të fitojë ndonjë para për të siguruar bukën e gojës. Unë nuk jam dakord që të dal kështu por është e nevojshme.
https://youtu.be/vgD0AszkJuc

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!