Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniFërçkoska: Përkeqësohet gjendja psiqike e Katica Janevës në burg

Fërçkoska: Përkeqësohet gjendja psiqike e Katica Janevës në burg

Nuk e di bazën sipas së cilës Këshilli i prokurorëve publik solli vendim për shkarkimin e Katica Janevës si dhe vendimi i sotëm që të mos ketë mundësi që të kthehet në vendin e mëparshëm të punës në Prokurorinë në Gjevgjeli. Këtë për TV21 e deklaroi Irena Fërçkoska, avokatja e ish-shefes së PPS-së.

Ajo tha se vendimet që u sollën në seancën e të shtunës edhe në seancën e sotme të Këshillit të prokurorëve publik, ende nuk e kanë marrë. Paralajmëroi se është e mundur që të parashtrojnë padi penale. “Ekziston e drejtë ligjore e paraparë me Ligjin për PPS-në, neni 19, ku është paraparë se ajo mund të parashtrojë padi për shqyrtimin e vendimit për shkarkim dhe të kërkojë kompensim adekuat”, theksoi avokatja e Katica Janevës, Irena Frçkoska. Këto ditë skadon paraburgimi prej 30 ditëve i Janevës.

Avokatja e saj thotë se nesër do të parashtrojnë kërkesë për shfuqizim të masës, ndërsa si garanci do të ofrojnë pronë. “Së pari vlerësojmë se qëllimi për shkak të cilit është shqiptuar masë e paraburgimit, do të përmbushet edhe me shqiptimin e masave tjera më të buta. Jemi në fazë të përgatitjes, më së voni deri nesër do të lëshojmë kërkesën, me shumë gjasa do të kërkojmë që të mbrohet nga liria me deponimin e garancisë adekuate në pronë të patundshme. Vlerësojmë se nuk ekzistojnë më bazat për shkak të cilave i është shqiptuar kjo masë, duke pasur parasysh se ajo praktikisht tashmë nuk ka statusin e prokurorit publik special”, deklaroi Irena Frçkoska, avokate e Katica Janevës.

Ajo ka thene se është perkeqesuar gjendja shendetesore e Janevës, posacërrisht ajo psikike dhe se ka filluar të marë terapi të rregullt. Akuzat e opozitës se shkresa që Janeva e dërgoi prej paraburgimi, për transferimin e kompetencave të lëndëve në Prokurorinë publike, se një pjesë ka qenë e shkuar me dorë, avokatja i quajti si dezinformata. Thotë se në këtë procedurë janë respektuar të gjitha rregullat ligjore të parapara me Ligjin për procedurë penale.

Kjo është bërë me njohuri të organit që e zbaton hetimin, përmes shërbimeve të burgut dhe gjykatësit në procedurë paraprake, thotë Fërçkoska, ndërsa Janeva letrën e ka shkruar me dorë. Ish-shefja e PPS-së përderisa u mor në pyetje nga prokurorja Villma Ruskoska, por edhe gjatë paraburgimit të saj, e ka përfaqësuar avokati Stevan Pavlleski. Pavlleski që të jetë avokat i ish-prokurores hoqi dorë nga përfaqësimi i të akuzuarve në rastin “Perandoria” ndërsa më pas hoqi dorë edhe nga ajo, ndërsa tani përfaqësuese e saj juridike është Irena Fërçkoska.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!