Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniFëmijët që lypin në rrugë/ Jovanoviq: Mafiozët fshihen prapa lypsarëve të mitur

Fëmijët që lypin në rrugë/ Jovanoviq: Mafiozët fshihen prapa lypsarëve të mitur

Është arrestuar një shkupjane e cila fëmijët e saj të mitur i ka detyruar të kërkojnë lëmoshë në rrugë. Në njoftimin e policisë thuhet se të njëjtën ditë në bulevardin “Serbia” dhe “Jane Sandanski” dy fëmijët janë parë duke lypur. Ky është vetëm një nga rastet kur policia ka vepruar për të parandaluar këtë lloj shfrytëzimi të fëmijëve. Çdo ditë, në çdo qytet të Maqedonisë shihen fëmijë që kërkojnë para në rrugë.

Kryetari i OJQ “Ndërtojmë të ardhme”, Ilija Jovanoviq, thotë se prapa këtij fenomeni fshihet krimi i organizuar nga mafiozët.

“Lypsarët janë në qendra tregtare, banka, markete, barnatore dhe në të gjitha vendet ku janë qytetarët, janë edhe ato. Por prapa atyre lypsarëve, qëndrojnë mafiozët e mëdhenj, ku edhe policia është e përfshirë. Po shteti i njeh, por nuk e di pse ende hesht. Kemi diskutuar me ministrin Oliver Spasovski dhe ne do të kërkojmë për të ndryshuar ligjin për këtë mafia të organizuar, që të përgjigjen penalisht dhe të vuajnë dënimin me burg prej 10 deri 15 vite burg.”- deklaroi Ilija Jovanoviq, kryetar i OJQ “Ndërtojmë të ardhme”.

Kohëve të fundit është shtuar numri i lypsarëve që janë në moshë të mitur. Jovanoviq tregon po ashtu se një numër i madh i tyre përdorin edhe lëndë narkotike, ndërsa edhe disa prej tyre kanë ndërruar jetë.

“Nuk shkojnë në shkollë, rreth 18.700 fëmijë janë të pa arsimuar, nuk kanë as shkollim tetëvjeçar, as shkollë të mesme, as çerdhe.”- pohoi Ilija Jovanoviq, kryetar i OJQ “Ndërtojmë të ardhme”.

Nga Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale kërkuam përgjigje për numrin e fëmijëve që kërkojnë lëmoshë nëpër rrugë.

“Përmes punës në terren të qendrave të punës sociale dhe ekipeve të lëvizshme, janë detektuar rreth 70 fëmijë në rrugë, në kryeqytet dhe qytete të tjera. Shumica e tyre janë në rrugët e Shkupit. Ekipet kryejnë aktivitete në terren në lokacione kritike tashmë të përcaktuara në territorin e Shkupit, me qëllim të ndalimit të shfaqjes të “fëmijë në rrugë”, me parandalim dhe aktivitete edukative”- thanë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Nga kjo ministri informojnë se në Shkup janë 2 qendra ku mund të qëndrojnë fëmijët gjenden rrugëve, edhe atë në Kisella Vodë dhe Shuto Orizarë, të dyja me kapacitet total për pranimin e 70 fëmijëve./TV21

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!