Wednesday, November 27, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShëndetësiFëmijët nuk sëmuren nga i ftohti. Ja mendimi i mjekëve dhe studiuesve

Fëmijët nuk sëmuren nga i ftohti. Ja mendimi i mjekëve dhe studiuesve

Nuk është i ftohti ai që sëmur fëmijët, por një sërë gjërash, të cilat do zbulojmë në këtë artikull.

Me ardhjen e dimrit, vijnë edhe një sërë sëmundjesh të stinës dhe mbi të gjitha, gripi.

Bashkë me ne, sëmuren edhe fëmijët tanë, të cilët, përpiqemi t’i mbrojmë duke i mbajtur në ambjente sa më të mbyllura dhe duke i veshur trashë si arinj polarë.

E në fakt, ky është një gabim i madh, sepse nuk është ajri i ftohtë ai që i sëmur.

Përkundrazi, ky i fundit është një aleat në parandalimin e gripit dhe viruseve të stinës.

Sipas një kërkimi të Virginia Tech të Blacksburg (SHBA), të lejosh ajrin e freskët të hyjë në ambjentet e mbyllura, ul përqendrimin e mikrobeve, deri në eleminim të tyre pas disa minutave.

Ndaj, ajër, ajër të pastër sa më shumë!

Gripi është një shqetësim që nuk shkaktohet nga i ftohti apo masat ajrore, por nga shtimi i virusit.

Ndaj, është gabim të mbulosh, apo të mbyllësh fëmijët në shtëpi dhe kopshte, pasi kjo nuk e eleminon problemin.

Në periudhat e ftohta, dritaret hapen rrallë për të rinovuar ajrin, një zakon shumë i gabuar, i cili ndihmon shtimin e mikrobeve dhe viruseve, me pasojë infektimin nga fëmija në fëmijë.

Në brendësi të këtyre ambjenteve të ngrohta dhe plot me njerëz, virusi gjen hapësirën dhe kushtet ideale për t’u shumuar!

Mendoni që një tështimë e vetme lëshon në ambjent deri në 30.000 mikro organizma që gjenden në pështymë me shpejtësi 160km/h, duke vajtur deri në 10 metra distancë!

Përse sëmuremi atëherë?

Thjesht sepse sistemi imunitar gjatë stinës së dimrit është i ekspozuar më shumë ndaj sforcimeve dhe stresit, pikërisht në periudhën kur shtohet virusi i gripit.

Në të vërtetë, kemi parë që ambjentet e mbyllura na sëmurin dhe ndryshimet e temperaturave kur janë të shpeshta.

Lërini fëmijët të luajnë në ambjente të jashtme, ku ka ajër!

Lëngu i portokallit të shtydhur, një lugë mjaltë në mëngjes dhe virusi i gripit do mundet më mirë dhe në mënyrë më efikase!

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!