Monday, March 17, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniFëmijët në Koçan dhe të sëmurët në Tetovë i dogji papërgjegjësia jonë

Fëmijët në Koçan dhe të sëmurët në Tetovë i dogji papërgjegjësia jonë

Nga Kim Mehmeti
Po, ka raste kur fjalët e humbin kuptimin, kur dhembja shkon përtej asaj që mund ta thuash.
Në Koçan humbën jetën të rinjtë që duhej të ishin parajsa e prindërve të vet dhe e këtij vendi.
Dhe si gjithmonë, neve na bashkojnë vetëm tragjeditë dhe popullin që dënesë e ngushëllojnë ata që ndërtuan shtet ku të vetmet ngrehina të sigurta janë vilat e shtrenjta të burrështetasve dhe politikanëve tanë.
Andaj mos pyetni si u ndez dikur spitali modular në Tetovë dhe tani diskoteka në Koçan, sepse ato i dogji mosguximi ynë qytetarë që t’i vërshojmë rrugët e Shkupit dhe t’i tërheqim zvarrë ata që na shohin si numra të pavlerë.
Dhe tani për tani le të jemi pjesë e dhembjes së atyre që kanë humbur të dashurit e vet si dhe le ta pyesim vetveten: sa jemi të gjithë ne fajtorë që kjo Maqedoni e vogël u bë ‘furrë’ e madhe ku digjen njerëz të gjallë! (Kim Mehmeti)

REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments