Historia e familjes Kishta ka tronditur publikun, pasi u transmetua të premten e kaluar në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët”.
6 frymë në mëshirë të fatit shtynë ditë në varfëri ekstreme në fshatin Mashan të Gramshit. Frymën gjallë e mbajnë me ndihmë ekonomike.
Të ardhura të tjera nuk kanë.
E gjithë banesa e tyre përmblidhet në një dhomë të vetëm 2 me 3 metra katrorë. Kryefamiljari, Dhimitraq Kishta dridhet para kamerës teksa tregoi vështirësitë dhe hallet e rënda. Dëshiron me shpirt që fëmijët të kenë një ditë të bardhë asgjë më tepër.
“Unë quhem Dhimitraq Kishta, vetë i gjashti, jetoj në këtë dhomë me katër fëmijë. Punoj tokën, ndonjë miser, nuk kam mbjellë gjë këto kohë, gjerat janë shtrenjtë, nuk kam pasur mundësi as të mbjell grurë më. Drutë i marr në krahë në pyll 2 orë larg. Fëmijët kanë ftohtë. Energjinë ma paguan vëllai. Ujin e pijshëm nuk ma lidhën, nuk e paguaja dot. Shpresë nuk kam më. Kam vuajtur shumë nëpër spitale, gdhihesha neper lulishte kur i kisha të shtruar”
“Fëmija ka ftohtë, ca ti bëj. Ambienti nuk ngrohet fare. Vjen dreka do të hajë fëmija. Duan të lahen. Me ato 60 mijë lekë që marr nga ndihma as një thes miell nuk blej dot” thotë gruaja Sonila Fëmijët janë nxënës të shkëlqyer në mësime. Pavarësisht skamjes ata nuk e fshehin të vetmen krenari kur thonë se në shkollë marrin dhjeta. Flenë përdhe, mësojnë në një hapësire të vogël me lagështirë, nuk i kanë mjetet e duhura shkollore, nuk kanë blerë kurrë rroba, këpucë të reja. Në shkollë paragjykohen dhe diskriminohen nga nxënësit e tjerë se janë të varfër. Kjo i lëndon thellësisht, por mbledhin forcat dhe ia dalin mbarë me mësime. Njëra nga vajzat ëndërronte të behet kirurge në të ardhmen por thotë se kjo është vetëm një ëndërr pasi ajo nuk ka mundësi të vijoje shkollën e lartë.
“Jeta është e vështirë nuk e përballoj dot” thotë vajza e familjes.