Fëmija i parë i lindur në repartin e gjinekologjisë të Spitalit të përgjithshëm në Strugë për vitin 2019 është djalë,njofton Struga Ekspres.
Fëmija është i lindur në ora 03:50, pesha 4.170 kg, e sjellë në jetë nga një nënë shqiptare e Belicës!
Ndërsa dy fëmijë të tjerë janë lindur,në ora 06:20 dhe 7:30, poashtu të gjinisë mashkullore.
Shefi i Repartit Obstretiko-Gjinekologjik në Spitalin e Strugës Muhamed Asani tregon për Struga Ekspres se të tre fëmijët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nën përkujdesjen mjekësore.
(Struga Ekspres)