Gjithcka ndodh ne politiken shqiptare dhe shume te papritura qe mund te befasojne cdo militant partie
Fatos Nano mund të jetë një nga kandidaturat e mundshme për kryetar të Bashkisë Tiranë. Ish-Kryeministri Nano i cili ka mbajtur një qëndrim te jetë opozitar ndaj qeverisë Rama pritet të jetë pjesë e një kombinimi dhe koalicioni të gjerë të së djathtës dhe partive të qendrës. Gjatë kësaj fundjave Fatos Nano ka darkuar me esponentë të frontit opozitar për të kordinuar bashkpunimin. Gjatë mbrëmjes janë diskutuar edhe betejat elektorale të zgjedhjeve lokale për të cilat Fatos Nano i jep mbështetje fitores së Agron Dukës në Durrës si një nga miqtë e tij më të vjetër në politikë por edhe ofron kapacitetin dhe personalitetin e tij për sfidat e mëdha në gjithë Shqipërinë. Kandidatura e Fatos Nanos shihet si asi nën mëngë i opozitës në rast mos kandidimi të liderit demokrat Lulzim Basha. Gjatë kësaj jave Fatos Nano ka zhvilluar një sërë takimesh me personalitete të opozitës si Sali Berisha, Fatmir Mediu, Agron Duka, Nard Ndoka etj.
Në rast mos kandidimi të Lulzim Bashës pritet që Fatos Nano te dal si propozim i një partie aleate të frontit të djathtë të udhëhequr nga PD. Një kompani italiane po kryen sondazhe për llogari të opozitës për të testuar elektoratin e kryeqytetit se cili është personaliteti i cili mund të rifitoj për të djathtën në Bashkinë e Tiranës. Burime brenda PD konfirmojnë për opozita.com se kandidatura e Fatos Nanos rrit shumë numrin e lartë të votave pasi tërheq elektoratin e majtë. Kjo shihet si pista për ti hapur rrugën Lulzim Bashës dhe për ti lejuar atij të përgatisë strategjinë për kryeministër i ardhshëm i Shqipërisë.