
Faton Pollozhani takon bashkëthemeluesit dhe veteranët e BDI-së në Strugë
Sot në Strugë u mbajt një takim i veçantë mes themeluesve të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe kryetarit aktual të degës, z. Faton Pollozhani.
Në këtë kuvend simbolik, plot frymë uniteti e përkushtimi, themeluesit dhe anëtarët më të vjetër të BDI-së në Strugë dhanë BESËN e tyre se vazhdojnë ta mbështesin fuqishëm Faton Pollozhanin dhe kandidatin e përbashkët, z. Arsim Dalipi.

Në këtë moment historik për degën e Strugës, u theksua se kur thërret nevoja, përvoja, urtësia dhe fjala e burrave të parë të këtij subjekti janë themel i qëndrueshmërisë dhe i besnikërisë ndaj idealit të përbashkët.
🟢 Kuvendi i burrave u mbajt!
🟢 Besa për Strugën u dha!
🟢 Bashkë për Strugën!



























