Tuesday, August 12, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeOpinionFaton Pollozhani: Kujt i pengon lëvizja dhe qarkullimi i lirë me Shqipërinë?

Faton Pollozhani: Kujt i pengon lëvizja dhe qarkullimi i lirë me Shqipërinë?

Nga Faton Pollozhani-kryetar i BDI-së së Strugës

Kujt i pengon lëvizja dhe qarkullimi i lirë me Shqipërinë?
Në kulmin e sezonit veror, kur shtohet lëvizja e qytetarëve për shkak të ardhjes së mërgimtarëve dhe turistëve, pika kufitare Qafë Thanë po kthehet në një makth për udhëtarët. Radha të gjata kilometrike dhe pritje mbi 2 orë janë bërë përditshmëri, ndërsa institucionet e RMV-së heshtin e nuk marrin masa për ta lehtësuar situatën.
Largimi i disa policëve kufitarë para sezonit turistik ka ngritur dyshime për bojkot të qëllimshëm, duke u justifikuar me mungesë personeli. Moszbatimi i të drejtës selektive vetëm në këtë pikë kufitare ngre më tej dyshimet për pengesa të qëllimshme.
Kjo gjendje dëmton qytetarët dhe bizneset në të dy anët e kufirit. Disa mendojnë se ka qëllim zvogëlimin e fluksit të komunikimit mes shqiptarëve dhe përfitimin e Aeroportit të Tiranës, i cili tërheq gjithnjë e më shumë udhëtarë nga RMV për shkak të shërbimeve më të mira.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments