Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionFatmir Emushi: Zoti na ruajt nga syri i pangopur!

Fatmir Emushi: Zoti na ruajt nga syri i pangopur!

Fatmir Emush

Licenca=Gjobëvënia

“Ligji i ri për Tregjet e gjëlbërta” – nëpërmjet të cilit tentohet që tu vendosen të ashtuquajtura “licenca”(lexo:gjobëvënie) tregtarëve të cilët punojnë nëpër ato tregje është paradoksi i radhës i cili tregon edhe njëherë se sa mbrapsht janë të vendosura priroritetet në këtë vend.
Derisa edhe një fëmijë e din se në këtë shtet edhe pas të gjitha sakrificave për tu arsimuar, për të kryer arsimin e larte me shpresën se një i ri do të mund të punësohet me profesionin e tij nje ditë, pas përpjekjeve të panumërta për tu punësuar sipas meritës, dhe kur refuzon që të paguan ryshvet ose të bëhet puthador i pushtetit , në fund përballet me dy alternativa: ose të merrë torbën e të lishojë këtë vend përgjithmonë, ose të shkojë te tregu i gjelbërt dhe të fitojë bukën e gojës me ndershmëri.
Sic duket edhe kjo mospërulje i pengon dikujt, që kur vendos që edhe aty të mos i lerë rahat dhe ti vendosë gjobën apo “licencën” e përfolur.
Kjo edhe mund të jetë edhe praktikë në shtetet e zhvilluara, nuk e kundërshtoj, por atje së pari shteti i ka kryer obligimet ndaj trëgëtarëve tē tregjeve të gjelbërta duke i plotësuar kushtet elementare për punë ( objektet e tregjeve kane karakter të mbyllur, me ngrohje dhe ventilim optimal) , jo si ketu tek ne, që të punosh në ato kushte ështe heroizëm i vertetë, me pasoja të rënda shëndetësore.
Nuk ka kuptim që shteti të mos merr asnjë masë nga të lartëpërmendurat për sigurimin e kushteve elementare për punë nëpër tregje , e në anën tjeter të aplikojë masa të cilat rëndojnë edhe ato të ardhura të pakta , nga ky aktivitet ekonomik.
Pastaj shumica e ketyre njerëzve posedojne licencat reale profesionale të tyre , pasi shumica prej tyre janë o juristë të diplomuar, arkitekta e mësues.
Prej cdo profili mund të gjeni duke punuar nëpër tregjet e gjelbërta.
Vetem hajdut e manipulues smund të gjeni…se ato janë akomoduar në aparatin shtetëror që sot të vendosin për fatin e tregjeve të gjelbërta duke iu vënë licenca te reja/gjoba!
#Zoti_na_ruajt_nga_syri_i_pangopur!

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!