Fatmir Emushi
Me që si pasojë e Pandemisë Kovid19 vjen edhe vendimi i fundit i Komunës së Strugës për mbylljen e tregut të gjelbërt në një afat të pacaktuar, për të cilin pajtohem plotësisht, si masë mbrojtëse kundër rrezikimit të mëtutjeshëm të jetës së qytetarëve, por njëkohësisht jam i mendimit se këto masa nuk duhen te mbeten pa rrugëdalje per keto famijle qe nxjerrin bukën e gojës nga ai treg, dhe e kane të vetmin burim financiar familjar.
Mendoj se eshte koha , që si pasojë e situatës së jashtëzakonshme ,një pjesë nga mjetet Buxhetit Komunal për vitin 2020 të parealizuara deri më tani per projekte të ndryshme( të cilat nuk janë primare ne keto kohë të veshtira), të realokohen( rishpërndahen )në një fond te veqantë ndihmash per familjet me ekzistencë të rrezikuar.
Synimi kryesor i të cilit do ishte : dalja në ndihmë te ketyre familjeve, si dhe familjeve të tjera në nevojë, të cilat kanë nga një të punësuar ose asnjë të punësuar në familje, familjet ku kryefamiljari eshte i hendikepuar dhe i paafte per punë, si dhe familjet të cilët jane pa kryefamiljar( fëmijët jetim).
Të gjithe e kemi kuptuar tashmë se kësaj krize nuk i dihet fundi, dhe fatkeqsisht pasojat do jene shume veshtire per tu parashikuar nga kjo distance kohore.
Uroj tia dalim sa më lehte, dhe pa pasoja, por masat duhen urgjentisht te meren edhe me kete aspekt.
Ps. Jam i vetëdijshëm per masat te cilat priten te ndermeren nga ana e qeverise, jane te miresardhura, por besoj se nuk jane te mjaftueshme.
Edhe ne si komune duhet ta bejme pjesen tone, dhe te solidarizohemi ne keto momente te veshtira per te gjithe.
#Sëbashkudoiadalim…