Prokurorja Fatime Fetai në seancën e sotme gjyqësore duke treguar fjalët e fundit të Prokurorisë, ka thënë se motivi i vrasjes së pesëfishtë ka qenë destabilimi i Maqedonisë së Veriut.
Fetai ka kërkuar dënim maksimal me burg, pra burgim të përjetshëm për Alil Demirin, Afrim Ismailoviqin dhe Agim Ismailoviqin. Ata akuzohen për veprën terrorizëm, raporton SHENJA.
Sa i përket Fejzi Azirit, Fetai tha se ai ngarkohet për dy vepra penale, ndihmë pas kryerjes së veprës, dhe kërkoi 15 vite burgim për të, ndërsa për Haki Azirin, i cili sipas saj, ka bërë dy vepra penale, 9-10 vite burg.